LajmeSport

“Mistaken identity”, rregulli që solli ndëshkimin me karton të kuq të Embolos

Në sfidën mes Argjentinës dhe Zvicrës, Breel Embolo ishte një prej lojtarëve të sanksionuat nga protokolli VAR që parashikon rishikimin në monitor të rasteve të ‘identitetit të gabuar’ që kanë të bëjnë edhe me kartonët e verdhë

Përpara kësaj risie e vendosur nga FIFA për Botërorin, arbitri kërkohej në VAR vetëm nëse kishte gabim në kartonin e dytë të verdhë që sillte kartonin e kuq.

Duke nisur nga Botërori i këtij viti, ky rishikim do të bëhet edhe në rast se ka një gabim të qartë në dhënien e një kartoni të verdhë. Në sfidën e natës të së shtunës, episodi pati si protagonist Paredes që u sanksionua me karton të verdhë për një faull që nuk e kreu, duke qenë se Embolo simuloi dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me argjentinasin. Kjo bëri që Pinheiro të rishihte aksionin i thirrur nga salla VAR dhe të anulojë kartonin e verdhë të Paredes e të sanksionojë me një të tillë Embolo për të cilin ishte kartoni i dytë i verdhë që u shndërrua në të kuq, me futbollistin që u detyrua të lërë fushën.

Nëse Paredes nuk do të ishte ndëshkuar me karton të kuq, nuk do të kishte rishikim të episodit të simulimit të Embolo. Për këtë arsye u ankua trajneri Yakin. ‘Mund të linte lojën pa dhënë asnjë karton të verdhë dhe asnjë faull, u ndëshkuam nga një rregull i papranueshëm që nuk e kuptoj. Të bësh që VAR të ndërhyjë në një situatë të tillë nuk ishte e nevojshme dhe ishte e dëmshme. Ky rregull nuk ka të bëjë me futbollin-ishin fjalët e Yakin

Rregulli i ‘identitetit të gabuar’ në lidhje me kartonin e verdhë ishte aplikuar edhe në ndeshjen me SHBA-Paraguaj; kartoni i verdhë për amerikanin Ream u anulua dhe iu dha Almiron për simulim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close