LajmeSport

Asisti kundër Zvicrës e fut Messin në histori, kapiteni i Argjentinës arrin rekordin e mbajtur nga Mbappe

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës 2026. Me asistin për Alexis Mac Allister në ndeshjen çerekfinale ndaj Zvicrës, kapiteni i Argjentinës arriti një tjetër rekord të jashtëzakonshëm.

Ylli argjentinas ka regjistruar deri tani 8 gola dhe 2 asistime, duke shkuar në 10 kontribute direkte në gola në këtë edicion të Botërorit.

Kjo është hera e dytë radhazi që Messi arrin shifrën e 10 kontributeve direkte në një Kupë Bote, pasi në Katar 2022 e mbylli turneun me 7 gola dhe 3 asistime, gjithashtu me totalin prej 10.

Falë këtij asisti, Messi është bërë vetëm futbollisti i dytë në histori që regjistron të paktën 10 kontribute direkte në dy Botërorë të ndryshëm.

Lista historike përbëhet nga vetëm dy emra:

Lionel Messi (Argjentinë) – 10 kontribute në Botërorin 2022 dhe 10 në Botërorin 2026.
Kylian Mbappé (Francë) – 10 kontribute në Botërorin 2022 dhe 11 në Botërorin 2026.

Related Articles

Back to top button
Close
Close