BotaLajmeShowbiz

Lënë pas hatërmbetjet! Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

Mbreti Charles III ka zhvilluar një takim privat me djalin e tij, Princin Harry, në një ribashkim familjar ku ishin të pranishëm edhe Mbretëresha Camilla, Meghan Markle dhe dy fëmijët e çiftit, Archie dhe Lilibet.

Sipas raportimeve të mediave britanike, ky është takimi i parë i monarkut me familjen e plotë të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, si dhe me nipërit e tij, që nga viti 2022.

Burime të Daily Mail bëjnë të ditur se takimi u zhvillua pasditen e së premtes në rezidencën rurale të Mbretit në Gloucestershire, pak përpara vizitës së planifikuar të Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një takim tërësisht privat familjar, ndaj nuk do të publikohen fotografi apo detaje zyrtare nga Pallati Mbretëror.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close