LajmeSport

Merino sërish hero, vjen nga stoli dhe i jep kualifikimin Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit

Spanja është gjysmëfinalistja e radhës e Kupës së Botës 2026. “La Roja” mposhti Belgjikën me rezultatin 2-1 në një çerekfinale të luftuar, duke siguruar një përballje spektakolare me Francën në fazën e katër skuadrave më të mira të turneut. Fabian Ruiz hapi sfidën për spanjollët, Charles De Ketelaere riktheu baraspeshën për belgët, por Mikel Merino vulosi kualifikimin me golin vendimtar në pjesën e dytë.

Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Belgjikës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Në minutën e 30-të, Fabian Ruiz shënoi golin e avantazhit, duke mposhtur portierin belg Thibaut Courtois me një goditje të saktë.

Më herët, në minutën e 13-të, spanjollët kërkuan penallti për një prekje të dyshuar të topit me dorë nga një lojtar belg brenda zonës. Megjithatë, arbitri Michael Oliver lejoi lojën të vazhdonte, duke vlerësuar se nuk kishte shkelje.

Belgjika ka rikthyer ekuilibrin në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026. Në minutën e 41-të, Charles De Ketelaere realizoi golin e barazimit për 1-1, duke finalizuar me sukses një aksion të gjatë.

Spanja realizon më në fund golin e dytë me Mikel Merinon, që sulmon portierin belg, që nuk mundi të kontrollonte topin ë goditur fort nga Cubarsi, 2-1.

Related Articles

Back to top button
Close
Close