LajmeMaqedoniTopLajm

Hoxha dhe Zekolli inspektojnë punimet në Bogovinë!

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri e shoqëruar nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në komunën e Bogovinës ku kanë inspektuar punimet që po realizohen me mbështetje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë për Transport dhe Lidhje, shkruan Top24

“Në Pirok, Pallçisht të Poshtëm dhe Kamjan po investojmë rreth 60 milionë denarë në projekte për rregullimin e ujërave atmosferikë dhe atyre të rrëmbyeshëm. Kjo nënkupton siguri më të madhe për qytetarët, infrastrukturë më të mirë dhe kushte më cilësore jetese” shkruan ministri Hoxha.

“Me 12 projekte në Ministrinë e Transportit, në vlerë totale prej 2.3 milionë euro, Bogovina po përfiton investime konkrete që përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Këto investime janë dëshmi se premtimet po shndërrohen në vepra dhe se mbështetja ndaj komunave vazhdon me intensitet” shkruan Zekolli Shaqiri.

Zekolli Shaqiri shton më tej se “Gjatë vizitës, inspektuam nga afër punimet për rikonstruksionin e rrugës lokale Rakovec në fshatin Bogovinë, me gjatësi 845 metra dhe gjerësi 5.5 metra, e cila po rikonstruktohet me asfalt, si dhe rikonstruksionin e rrugës që lidh Siniçanin me Siniçanin e Epërm, me gjatësi 1.049 metra dhe gjerësi 4.5 metra, e cila po shtrohet me bekaton. Kjo rrugë jo vetëm që lehtëson qarkullimin e banorëve që jetojnë në pjesën e sipërme të fshatit, por krijon edhe kushte më të mira për zhvillimin e turizmit malor në këtë zonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close