LajmeMaqedoniTopLajm

Pollozhani apel Qyrës: Ndaleni presionin mbi administratën

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim dega në Strugë, Faton Pollozhani përmes një postimi në profilin e tij ka ngirtur shqetësime se po ushtrohet presion mbi administratën e komunale në Strugë nga ana e kryetarit të kësaj komune Mendy Qira. Pollozhani ka apeluar Qyrënqë të ndalojë menjëherë këtë praktikë dhe të respektojë të drejtat e punonjësve dhe parimet demokratike, shkruan Top24

“Me shqetësim të madh po ndjek presionin që po ushtrohet ndaj punonjësve të administratës në Komunën e Strugës. Është e papranueshme që administrata publike të vihet nën frikësim apo presion për shkak të bindjeve politike apo angazhimit qytetar jashtë orarit të punës.
Si Kryetar i Degës së BDI-së në Strugë, e dënoj këtë qasje dhe kërkoj që të ndërpritet menjëherë çdo formë presioni ndaj administratës. Punonjësit duhet të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre pa frikë për vendin e punës.
I bëj apel Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra, që të ndalojë menjëherë këtë praktikë dhe të respektojë të drejtat e punonjësve dhe parimet demokratike.
Në të kundërtën, do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e administratës dhe të drejtave të çdo punonjësi. Askush nuk është mbi ligjin.”, shkruan Faton Pollozhani.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close