
Një sasi e madhe e llojeve të ndryshme të drogës është gjetur në një hapësirë të braktisur të bodrumit të një ndërtese në Komunën e Aerodromit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja informojnë se më 8 korrik zyrtarët policorë të Njësisë për tregti të paligjshme pranë SPB Shkup, pas masave dhe aktiviteteve operative të ndërmarra paraprakisht, ka kryer bastisje ku është gjetur lëndë e bardhë në formë gungash, kërpudha halucinogjene, një qese me një sasi më të madhe tabletash – ekstazi, marihuanë dhe tre peshore digjitale
Policia po ndërmerrë masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të pasojë kallëzimi përkatës.



