
ARBEN FETAI KE QENË I VOGËL KUR I KE THËNË ALI AHMETIT ANTIKOSOVAR, TASH JE NJË HIQ
Në TV kanal 10, më 8. 07. 2025, moderatori Kushtrim Sadiku në emisionin POLITIKO, dikur një kohë e kishte pasur të ftuar ish – Zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Arben Fetai!
Ish- Zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ishte ashtu sikur nuk ishte dashur e nuk do të duhej të ishte në paraqitjen e tij, në çdo TV në Kosovë, e jo vetëm në TV në fjalë!
Ka pasur shumë pasaktësi, ligësi e fyerje të ndryshme gjatë asaj bisedes së tij të atëhershme me moderatorin në Kanal 10, por ajo që më kishte obliguar atëherë dhe më obligon edhe tasha ta perseris në reagimin me pjesë të përmbatjes së atëhershme dhe të modifikuar ishin: sulmet e tij kundër Ali Ahmetit!
Plot gojën e ke pasur me antkosovarizmin e Ali Ahmetit!
Të kemi thënë atëherë dhe te themi edhe një vit pas , Zotri ish – Zv. Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ke qenë shumë i vogël e tash je një hiq, kur i ke thënë Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmetit antikosovar!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, ishte, është dhe mbetet biri më besnik i Kombit, ishte dhe mbetet ilegali, drejtuesi e luftëtari më i madh për lirinë, çlirimin, pavarësinë e demokracinë e Kosovës nga Serbia pushtuese!
Të kotë e ke pasur ish – zoti Zv. Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, dielli me shoshë nuk mbulohej, nuk ia arrite dot që ta shpërndanit dezinformatën tuaj për të vërtetë, se Ali Ahmeti ka punuar kundër interesit të Kosovës!
Nga sulmet e juaja, të poshtra dhe denigruese, Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit, ne e mbrojtëm me mburojë të hekurt, ato argumente të cilat t’i kemi numëruar t’i ripersërisim, edhe sot me sa vijon:
Ali Ahmeti ishte njëri prej liderëve studentor të vitit 1981 në Kosovë;
Ali Ahmeti ishte i burgosur politik në vitin 1981 në Kosovë, e ka vuajtur dënimin në burgun e Smrekovnicës së Vushtrrisë;
Ali Ahmeti ishte drejtuesi shumë vjeçar i LPK-së Dega Jashtë Vendit, por edhe i LPK-së Brenda Vendit në Kosovë e Vise, në raste të evenimenteve të veçanta, si mbledhje te jashtëzakonshme etj.;
Ali Ahmeti gjatë aktivitetit të Tij ilegal, atdhetar patriotik, me mision kombëtar, tri herë ishte futur ilegal në Kosovë, kishte ardhur nga Zvicrra;
Ali Ahmeti ishte njëri nga ata që ia kishte vënë emrin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në banesën e Tij në Lucern në Zvicër, e ka përpiluar dhe shtypur Komunikatën e parë nr. 11 të UÇK-së;
Ali Ahmeti ishte njëri prej 5 firmëtarëve historik të emërtimit të UÇK-së;
Ali Ahmeti ishte themelues i UÇK-së në Maqedoni dhe i UÇPMB-së në Luginë të Preshevës!
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti, një numër të madh të ushtarëve i ka pasur nga Kosova, disa nga të cilët edhe e kanë derdhur gjakun në luftën heroike të UÇK-së!
Këto që t’i kam numëruar atëherë, e shumë të tjera që kishin mbetur të panumëruara, të gjitha ishin para luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut!
Pas vitit 2001 dhe pas formimit të BDI-së e pas ardhjes në pushtet të Ali Ahmetit dhe BDI-së së Tij në Maqedoni të Veriut, kurrë Kosovës nuk i kishte ardhur asnjë e keqe dhe as nuk do t’i vij edhe në të ardhmen, kurrë nga Ali Ahmeti!
Ish- Zotri Zv. Kryeminister ju jo vetëm ishit i pandershëm, por mbetet edhe shpifës, fyes dhe denigrues ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse ishit në Kosovë dhe e quajtët Ali Ahmetin antikosovar!
Ali Ahmeti me të gjithë aktorët dhe faktorët politik në Kosovë dhe Shqipëri, kurrë për asnjë rast, nuk ka pasur asnjëherë mosmarrëveshje dhe veprime kundër interesave të Kosovës!
Ali Ahmeti që nga 17 Shkurti e deri para një viti kur t’i shkruajta ata rreshta, vazhdon ta mbajë në zyren e Tij qendrore të BDI-së, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës!
Emrat me të cilët kishte vepruar e luftuar Ali Ahmeti për çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese, ishin të shumtë, por unë t’i pata përmendur disa nga Ata: Heronjt e Kombit: Fehmi Lladrovci, Nuhi Berisha, Luan Haradinaj, Ilaz Kodra, Shaban Shala, Muharrem Dinaj, Bedri Shala, Bekim Berisha, Xhemajl Fetahaj e shumë e shumë të tjerë!
Ali Ahmeti ishte dhe mbetet shok e mik, me dhjetra dhe me qindra e ndoshta edhe me mijra veprimtar e atdhetar kombëtar të gjallë, që jetojnë në Kosovë dhe jashtë në perendim!
Ali Ahmeti ka pasur dhe vazhdon te ketë me qindra, mijëra dhe miliona minuta e orë në shërbim të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës ne veçanti!
Ke qenë i vogël Arben Fetai kur i ke thenë Ali Ahmetit antikosovar dhe tash je një hiq!
Të kotë e ke pasur Arben Fetai, askush nuk të ka besuar, për më tepër ke qenë përbuzës, fyes, denigrues, anues dhe mashtrues!
Ismet Sylejmni,
Prishtinë, 9 Korrik 2026!



