LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti kujton ngjarjet tragjike të 9 Korrikut të 1997 në Gostivar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar ngjarjet tragjike të 9 Korrikut të vitir 1997 në Gostivar duke i vlerësuar këto ngjarje si një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë sonë të afërt, kur shqiptarët u përballën me dhunë brutale shtetërore, maltretime, arrestime, humbje jetësh dhe burgosje, vetëm pse kërkonin respektimin e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave të tyre legjitime, shkruan Top24

 

Sot kujtojmë me dhimbje dhe respekt ngjarjet e rënda të 9 korrikut 1997 në Gostivar, një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë sonë të afërt, kur shqiptarët u përballën me dhunë brutale shtetërore, maltretime, arrestime, humbje jetësh dhe burgosje, vetëm pse kërkonin respektimin e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave të tyre legjitime.
Gjenerator i asaj krize ishte edhe vendimmarrja e padrejtë e Gjykatës Kushtetuese, e cila, në vend që të ishte mbrojtëse e rendit kushtetues, e të drejtave dhe e bashkëjetesës, u shndërrua në burim tensionesh dhe të një krize me pasoja të rënda. Ajo që pasoi në rrugët e Gostivarit mbetet dëshmi e dhimbshme se çfarë ndodh kur institucionet humbin paanshmërinë, kur drejtësia politizohet dhe kur të drejtat e një populli trajtohen si kërcënim.
Ngjarjet e 9 korrikut 1997 duhet të mbeten mësim i përhershëm për të gjithë ne. Historia nuk guxon të përsëritet. Institucionet duhet të jenë garantuese të Kushtetutës, barazisë dhe paqes, e jo gjeneratore të krizave dhe tensioneve ndëretnike.
Sot nderojmë të gjithë ata që u vranë, vuajtën, u maltretuan, u burgosën dhe u sakrifikuan në mbrojtje të dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve. Kujtesa për Gostivarin e vitit 1997 është njëkohësisht obligim që veprime të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Related Articles

Back to top button
Close
Close