LajmeMaqedoni

Kuvendi shqyrton sot ligje kyçe: Në fokus arsimi i lartë dhe misioni paqeruajtës në Liban

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot mbledhje të gjashtë komisioneve parlamentare, ku në rend dite janë një sërë projektligjesh dhe vendimesh që lidhen me arsimin, mbrojtjen, politikën sociale dhe çështjet zgjedhore njofton INA.

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport do të shqyrtojë Projektligjin për Arsimin e Lartë, Projektligjin për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Shkencë, si dhe Projektligjin për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore. Të tre projektligjet janë në lexim të parë.

Ndërkohë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do të shqyrtojë propozim-vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në misionin paqeruajtës të United Nations UNIFIL në Liban.

Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini do të diskutojë Raportin Vjetor për punën e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional me Financim Kapital për vitin 2025.

Në Komisionin për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të shqyrtohet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrje Civile, si dhe aplikimet nga thirrja publike për emërimin e një anëtari të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale.

Ndërkaq, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Çmimet Shtetërore.

Në rend dite të Komisionit Ligjvënës-Juridik, krahas këtyre projektligjeve, janë edhe disa kërkesa për interpretim autentik të dispozitave të ligjeve që kanë të bëjnë me taksat komunale, automjetet, marrëdhëniet e punës dhe tatimin mbi pronën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close