
Presidenca e Turqisë u ka dhuruar krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s një suvenir të veçantë përkujtimor, të përgatitur posaçërisht për samitin.
Mësohet se, secili prej liderëve mori një stilolaps elegant me emrin e tij të gdhendur me shkronja të arta, si një dhuratë personale nga vendi mikpritës. Mediat e huaja raportojnë se stilolapsat e personalizuar u vlerësuan për dizajnin e tyre elegant dhe karakterin unik. Sipas tyre, fotografitë e dhuratave që qarkulluan në rrjetet sociale morën komente pozitive nga përdoruesit.



