Vetura që drejtoni tregon për intelegjencën tuaj

Sipas një studimi, makina juaj mund të jetë një tregues i qartë i inteligjencës suaj. Shoferët e Volvo-s morën 115 pikë në shkallën e IQ-së, gjë që tregon se ata kanë inteligjencë mbi mesataren.
Sipas Daily Star, studiuesit nga platforma Freebets u kërkuan 2,000 shoferëve britanikë të bënin një test IQ dhe i pyetën se çfarë makine ngasin. Rezultatet e këtij studimi treguan se shoferët e Volvo-s janë më të zgjuarit në rrugë, shkruan AutoJosh, transmeton klankosova.tv.
“Gjithmonë ka ekzistuar një perceptim se shoferët e Volvo-s janë të arsyeshëm dhe ja ku është prova”, tha zëdhënësi i Freebets, Tim Agnew.
Shoferët e Volvos morën 115 pikë në shkallën e IQ-së, gjë që tregon se ata kanë inteligjencë mbi mesataren. Megjithatë, shoferët e BMW-së dhe Mini-t kishin IQ-në më të ulët, duke i bërë ata potencialisht shoferët më të këqij. Ata morën vetëm 87 pikë në shkallën e IQ-së, që konsiderohet një rezultat nën mesataren.
Drejtuesit e mjeteve Skoda, Tesla, Toyota dhe Honda u renditën gjithashtu në pesëshen e parë, çka sugjeron se ata kanë një koeficient inteligjence (IQ) më të lartë se drejtuesit e tjerë. Drejtuesit e Land Rover, Vauxhall dhe Fiat ishin ndër pesë të fundit në renditje.
Pronarët e makinave Audi bëjnë pjesë te drejtuesit me IQ-në më të ulët.
“Nëse jeni drejtues i një makine Skoda, Tesla, Toyota ose Honda, mund ta përgëzoni veten,” tha Agnew.
Rezultatet e testit të IQ-së prej 130 e lart konsiderohen si inteligjencë “shumë superiore”, ndërsa rezultatet nga 120 në 129 konsiderohen “superiore”, ato nga 110 në 119 “mesatare e lartë”, nga 90 në 109 “mesatare”, nga 80 në 89 “mesatare e ulët” dhe nga 70 në 79 “në kufi”, ndërsa rezultatet 69 e poshtë tregojnë “paaftësi intelektuale”.
Drejtuesit e Skoda-s zunë vendin e dytë me 113 pikë; drejtuesit e Tesla-s dhe Toyota-s ndanë vendin e tretë me 112 pikë, ndërsa drejtuesit e Honda-s kishin 111 pikë. Drejtuesit e Volkswagen-it u renditën të pestët me 109 pikë, ata të Nissan-it të gjashtët me 107, Hyundai dhe Kia të shtatët me 106, Ford i teti me 102, Jaguar i nënti me 101 dhe Mercedes-Benz i dhjeti me 99 pikë.
Ndër drejtuesit me koeficientin më të ulët të inteligjencës (IQ) janë pronarët e automjeteve Audi, të cilët renditen në vendin e 11-të me 98 pikë; Peugeot dhe Renault, që ndajnë vendin e 12-të me 96 pikë; Land Rover, në vendin e 13-të me 91 pikë; Vauxhall, në vendin e 14-të me 90 pikë; si dhe Fiat, në vendin e 15-të me 89 pikë. Drejtuesit e BMW-së dhe Mini-t gjenden në fund të listës, në vendin e 16-të, me vetëm 87 pikë.



