LajmeMaqedoniTopLajm

Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

Teritori i komunës së Gostivarit vazhdon të jetë një kantier i madh ndërtimi, ku aktualisht po zhvillohen punime infrastrukturore në gjashtë lokacione njëkohësisht. Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, investimet në infrastrukturën rrugore po realizohen me ritëm të intensifikuar.

Mbrëmjen e kaluar, punimet për asfaltimin vazhduan edhe në orët e vona të natës në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, një nga arteriet kryesore të qytetit. Ekipet në terren punuan pa ndërprerje me qëllim që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe qytetarët, veçanërisht mërgimtarët që pritet të vijnë gjatë sezonit veror, të gjejnë rrugë të rikonstruktuara dhe qarkullim më të lehtë.

Komuna e Gostivarit thekson se dinamika e përshpejtuar e punimeve është pjesë e planit për modernizimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa angazhimi i ekipeve edhe gjatë natës synon të minimizojë pengesat në komunikacion dhe të përshpejtojë përfundimin e projekteve kapitale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close