LajmeMaqedoniTopLajm

Daniela Dimovska zgjidhet kryetare e Gjykatës Penale në Shkup

Gjykatësja Daniela Dimovska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore Penale në Shkup në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, përcjell TV21. Vendimi është marrë pas procedurës së zhvilluar përmes shpalljes publike, në të cilën aplikime kanë dorëzuar dy kandidatë – Daniela Dimovska, gjyqtare dhe ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale në Shkup, dhe Ivica Stefanovski, gjyqtar në të njëjtën gjykatë

Kryetari i Komisionit për përzgjedhje, Ivica Nikollovski, informoi se të dy aplikimet kanë qenë të rregullta dhe kandidatët i kanë kaluar testimet dhe intervistat e parashikuara. Pas miratimit të raportit dhe zhvillimit të votimit, Dimovska u zgjodh kryetare e gjykatës.

Dimovska një vit më parë ishte zgjedhur ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Më herët, ajo ishte gjyqtare në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në të njëjtën gjykatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close