
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar një talent kosovar, i cili ka nënshkruar një kontratë me firmën “Nike”.
Bëhet fjalë për 11-vjeçarin, Leonis Elezajn, futbollistin e talentuar të Akademisë së Hertha BSC, shkruan.
Elezaj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke nënshkruar kontratën me gjigantin botëror “Nike”, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj që arrin një marrëveshje të këtij niveli.
Ambasadori, Faruk Ajeti e ka takuar 11-vjeçarin në ditëlindjen e tij dhe i dhuroi një top me simbolet e Kosovës.
Ëndrra e Leonis Elezajt si një talent premtues, është të veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.



