LajmeSport

“Nuk është vendosur ende asgjë”/ Jurgen Klopp gati për Gjermaninë: Do të punoja me Rudi Voller, do më japë njohuri si punohet me një ekip kombëta

Jurgen Klopp ka komentuar për herë të parë publikisht mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, duke lënë të hapur derën për një rol të mundshëm në të ardhmen.

Në një intervistë për Magenta TV, ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht drejtor teknik i Red Bull Group, u shpreh se nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij.

“Asgjë nuk është vendosur ende”, deklaroi Klopp, duke iu përgjigjur spekulimeve që e lidhin me pankinën e Gjermanisë.

Tekniku gjerman theksoi se do ta mirëpriste një bashkëpunim me drejtorin sportiv të kombëtares, Rudi Völler.

“Nga ana ime, nuk do të kisha asnjë problem të punoja me Rudi Völler, sepse ai sjell përvojë të madhe në futboll, por edhe njohuri për mënyrën se si funksionon një ekip kombëtar. Këto janë gjëra që unë nuk i njoh, pasi nuk kam luajtur apo stërvitur kurrë një përfaqësuese. Ose më saktë, kam drejtuar vetëm disa herë ekipin universitar”, u shpreh Klopp.

Aktualisht, 58-vjeçari mban postin e drejtorit teknik të Red Bull Group, me një kontratë që e lidh me kompaninë deri në vitin 2029.

Related Articles

Back to top button
Close
Close