BotaLajmeSport

“Krijesat më të arsimuara që njeh janë shimpanzetë”/ Komentet raciste ndaj Mbappe, qeveria e Paraguait dënon fjalët e senatores Celeste Amarilla

Qeveria e Paraguait është distancuar zyrtarisht nga komentet fyese të bëra nga senatorja e opozitës, Celeste Amarilla, ndaj sulmuesit të Francës, Kylian Mbappé, pas eliminimit të përfaqësueses së Amerikës së Jugut nga Kupa e Botës.

Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme theksoi se fjalët e Amarillas janë “përgjegjësi individuale” dhe nuk përfaqësojnë as qeverinë, as popullin e Paraguait. Institucioni riafirmoi gjithashtu marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese me Francën, duke ritheksuar angazhimin e vendit në luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe çdo forme diskriminimi.

Komentet e senatores janë dënuar edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë zëvendëspresidentin Pedro Alliana, presidentin e Senatit Basilio Núñez, si dhe nga një numër i madh parlamentarësh.

Nga ana tjetër, Kylian Mbappé reagoi në rrjetet sociale, duke i cilësuar deklaratat e Amarillas si raciste dhe duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë popullin e Paraguait.

Ndërkohë, Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore, duke paraqitur një kallëzim në organet e drejtësisë për komentet raciste të bëra nga senatorja paraguaiane.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close