
Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (8 korrik 2026) pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen në këto termine:
- Fshati Bogovinë – nga ora 08:45 deri në 14:30;
- Tetovë – objektet te “Ekolog” – pa energji nga ora 08:50 deri në 14:15;
- Tetovë – lagjja Bllok 70 – pa energji elektrike nga ora 08:50 deri në 14:15;
- Tetovë – rruga “Vonvardarska” dhe objektet afër rrugës për në fshatin Bërvenicë – nga ora 09:00 deri në 14:00;
- Një pjesë e fshatit Vratnicë – nga ora 09:00 deri në 14:30;
- Një pjesë e fshatit Çellopek – nga ora 09:00 deri në 14:30;
- Një pjesë e fshatit Vollkovi – nga ora 09:30 deri në 14:00;
- Një pjesë e fshatit Pallçisht i Poshtëm – nga ora 09:30 deri në 14:30.
Nga institucionet përgjegjëse u bëhet apel qytetarëve dhe subjekteve juridike që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre dhe t’i marrin parasysh ndërprerjet e paralajmëruara të furnizimit me energji elektrike.



