
Kampionia në fuqi Argjentina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës, falë shkëlqimit të Lionel Messit.
Argjentina ishte duke humbur 2:0 nga Egjipti deri në minutën e 79-të, por e fitoi 3:2 ndeshjen dramatike të martën mbrëma në Atlanta.
Golin që ia siguroi fitoren Argjentinës e shënoi në minutën e 92-të, Enzo Fernandes në minutën e 92-të.
Argjentina fillimisht ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 79-të. Me asistim të Lionel Messit golin e shënoi Cristian Romero.
Messi harkoi për Cristian Romeron, i cili shënoi me kokë nga afërsia për rezultatin 2:1.
Katër minuta më vonë, Messi shënoi gol për 2:2. Ai shënoi me goditje volej.
Për Messin është goli i tetë në paraqitjen e tij të gjashtë të Kupës së Botës.
Messi në minutën e 21-të humbi penallti, ndërsa në minutën e 31-të qëlloi shtyllën para se të asistonte dhe shënonte gol.
Syperylli Messi po ashtu qëlloi edhe nëj shtyllë në minutën e 31-të.
Yasser Ibrahim shënoi me kokë në minutën e 15-të duke i dhënë Egjiptit epërsinë, ndërsa për 2:0 shënoi Mostafa Ziko me asistim të Mohamed Salahut në minutën e 58-të.



