
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” në ditën e 38 të protestës.
Pas grumbullimit në shesh, qytetarët do të shkojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të mbajnë fjalimet e tyre si çdo ditë.
Më pas me përfundimin e fjalimeve pritet të zhvillohet dhe marshimi në rrugët e Tiranës.
Për 38 ditë me radhë, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.



