
Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të ditur se një banor i Maqedonisë se Veriut vitin e kaluar ka prodhuar 417 kilogramë mbeturina. Sipas Entit, në vend janë gjeneruar 755,7 mijë tonë mbeturina, ndërsa në deponi kanë përfunduar pothuajse 640 mijë tonë mbeturina komunale. Edhe pse është prodhuar më pak mbeturina, ndërmarrjet komunale kanë grumbulluar më shumë mbeturina sesa një vit më parë ka njoftuar Enti.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE
“Rritja është rezultat i përfshirjes së një numri më të madh vendbanimesh në sistemin e grumbullimit kolektiv të mbeturinave. Industria e Maqedonisë gjatë vitit 2024 ka gjeneruar 1,2 milion tonë mbeturina, ose mesatarisht 655 kilogramë në vit për çdo banor dhe më pak se mesatarja evropiane, ku industria në disa vende gjeneron edhe disa mijëra kilogramë mbeturina industriale për banor.
Enti ka theksuar se struktura e mbeturinave që vijnë nga amvisëritë tregon se në vend bëhet shumë pak ndarje e mbeturinave për riciklim dhe sic thonëe ata pjesa dërrmuese, rreth 553 mijë tonë, përbëhet nga mbeturina të përziera.
Nga mbeturinat e ndara, afro 35 mijë tonë kanë qenë mbetje organike, 15,5 mijë tonë plastikë, 10 mijë tonë letër, ndërsa sasia e metaleve të grumbulluara veçmas ka qenë shumë e vogël. Sasia më e madhe e mbeturinave prodhohet dhe grumbullohet në Rajonin e Shkupit, ndërsa sasia më e vogël e mbeturinave grumbullohet në rajonin verilindor.



