BotaLajme

Një tanker është goditur nga një projektil në Ngushticën e Hormuzit

Një projektil i paidentifikuar goditi një tanker në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi mbrëmë Qendra britanike për Operacionet e Sigurisë Detare dhe Tregtare (UKMTO).

Goditja shkaktoi zjarr, por nuk ka të lënduar, njoftoi shërbimi britanik, i cili siguron monitorim 24-orësh dhe paralajmërime për kërcënime dhe situata emergjente në rrugët detare globale.

UKMTO e lokalizoi incidentin në 8 milje detare (14 kilometra) në lindje të Limahut, në Oman, dhe u rekomandoi anijeve të kalojnë me kujdes të shtuar, transmetoi DPA.

Pas fillimit të sulmeve amerikano-izraelite kundër Iranit më 28 shkurt, Teherani e bllokoi në masë të madhe këtë korridor jetik të transportit përmes kërcënimeve dhe sulmeve në fillim të marsit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kundërpërgjigjën me bllokadën e tyre detare ndaj anijeve që hynin ose dilnin nga portet iraniane.

Muajin e kaluar, Irani dhe SHBA-ja ranë dakord për një ndërprerje të përkohshme të armiqësive dhe heqjen e bllokadave. Megjithatë, trafiku detar nëpër ngushticë vazhdon të mbetet i kufizuar

Related Articles

Back to top button
Close
Close