LajmeMaqedoni

Mot me diell me vranësira të lehta, pasdite shi dhe bubullima

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se sot na pret mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me të reshura të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri 36 gradë Celsius.

Në Shkup, po ashtu moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e pasdites, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për të reshura të përkohshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 34 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, vijon periudhë e motit të ngrohtë dhe të qëndrueshëm me temperatura ditore në rritje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close