
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë pamje nga punimet që realizohen në Rruga Ferid Murat në Çair duke shënuar se Vera nuk është një sezon pushimi për projektet por është koha kur duhet punuar më shumë, shkruan Top24
” Po e shfrytëzojmë qarkullimin më të ulët për të përshpejtuar punimet dhe për t’i përfunduar ato me sa më pak pengesa për qytetarët. Rruga Ferid Murat në Çair është një nga kantieret ku puna vazhdon pa ndalur. Sepse qyteti nuk ndërtohet me fjalë, por me punë që shihet dhe me rezultate që mbeten. Vazhdojmë” shkruan Mexhiti.



