LajmeMaqedoni

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se kanë nisur aktivitetet për zgjerimin e varrezave të Haraçinës, me qëllim krijimin e hapësirave të reja dhe sigurimin e kapaciteteve të mjaftueshme për të ardhmen.
“Po krijojmë kushte për zgjerimin e varrezave të Haraçinës.

Së bashku me hoxhallarët dhe banorët dolëm në terren për të përcaktuar hapësirën ku do të zgjerohet pjesa e re e varrezave.

Në kuadër të planifikimit afatgjatë dhe për të siguruar kapacitete të mjaftueshme për të ardhmen, kanë nisur punimet për rrethimin e kësaj hapësire.

Falënderoj hoxhallarët dhe banorët për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin e tyre.

Me punë dhe përkushtim, vazhdojmë të realizojmë nevojat e qytetarëve të Haraçinës”, ka shkruar Beqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close