
Në Policinë e Maqedonisë së Veriut brenda 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, ndërkohë janë arrestuar katër persona.
Policia në Gostivar ka arrestuar 33 vjeçarin pasi e kishte sulmuar prindin 56 vjeçar, ndërsa në Strumicë u arrestua një 33 vjeçar për shkak sjelljeve agresive ndaj bashkëshortes. Për arsye të njëjtë ishte arrestuar edhe 43 vjeçari në Kumanovë, sikurse edhe 57 vjeçari në Shën Nikollë.
Në Shuto Orizare u raportua se një vajzë e mitur është sulmuar nga partneri 25 vjeçar, ndërsa në Kumanovë një grua 66 vjeçare ishte sulmuar nga familjarët.



