BotaLajme

Kinë: Dënohet me vdekje për korrupsion ish-zyrtari i lartë, përfitoi 324 milionë dollarë

​Ish-zyrtari i lartë lokal në qytetin kinez të Nanjingut, Yang Yulin, është dënuar sot me vdekje për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

Përgjatë periudhës nga viti 1993 deri në vitin 2023, duke ushtruar pozicione të ndryshme qeveritare, Yang kishte përfituar në mënyrë të paligjshme para të gatshme dhe asete në vlerë prej 324 milionë dollarësh.
​Në fjalën e tij përfundimtare para gjykatës, Yang e pranoi fajësinë dhe shprehu pendesë.

​Miliarda punonjës të aparatit gjigant shtetëror ndodhen nën hetim në kuadër të fushatës disavjeçare kundër korrupsionit, të cilën e nisi presidenti kinez, Xi Jinping.

Related Articles

Back to top button
Close
Close