
Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 37-të të protestës së tyre. Pas grumbullimit të tyre, ata pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Ata kanë deklaruar se do vijojnë revoltën e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre.



