BotaLajme

Dalai Lama mbush 91 vjet, vazhdon debati për pasardhësin e tij

Udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama, ka mbushur 91 vjeç, duke mbetur aktiv dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë, çështja e pasardhësit të tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Debati është intensifikuar për shkak të përplasjes mes komunitetit tibetian në mërgim dhe Kinës, e cila pretendon se ka të drejtën të miratojë pasardhësin e Dalai Lamës, shkruan Sky News transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Dalai Lama ka deklaruar vazhdimisht se vetëm tradita fetare tibetiane dhe institucionet e saj kanë autoritet për të përcaktuar rimishërimin e tij.

Çështja e pasardhësit konsiderohet me rëndësi të madhe, pasi pritet të ndikojë jo vetëm në të ardhmen e budizmit tibetian, por edhe në marrëdhëniet mes Pekinit dhe komunitetit tibetian në mërgim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close