LajmeSport

Ylli i Meksikës përfundon në spital pas humbjes nga Anglia

Ylli i Meksikës, Santiago Gimenez, është dërguar me urgjencë në spital pas humbjes dramatike 3-2 ndaj Anglisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës.

Sulmuesi i Milanit u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit, teksa Meksika kërkonte golin e barazimit për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Por në minutën e 98-të, Gimenez u rrëzua keq mbi kyçin e këmbës gjatë një tentative për ta ndjekur topin dhe mbeti i shtrirë në fushë me dhimbje të mëdha.

Ai fillimisht u përpoq të largohej duke çaluar, por menjëherë pas fishkëllimës së fundit u dërgua në spital, ndërsa Anglia po festonte një nga fitoret më të mëdha të këtij Botërori në “Estadio Azteca”.

Lëndimi i Gimenez bëri që Meksika t’i luante minutat e fundit me 10 lojtarë, njësoj si Anglia, e cila kishte mbetur me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Jarell Quansah në minutën e 54-të, kur rezultati ishte 2-1 në favor të “Tre Luanëve”.

Sipas gazetarit meksikan Ruben Rodriguez, Gimenez është diagnostikuar me një ndrydhje të shkallës së dytë në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë rreth tetë javë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close