Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike do të ketë nesër, më 27 tetor, në Tetovë dhe në fshatrat Gjermë, Pallçisht i Poshtëm dhe Xhepçisht.
Në fshatin Gjermë, ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë nga ora 08:15 deri në 14:15.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit Pallçisht i Poshtëm.
Në të njëjtin interval kohor, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Xhepçisht, në zonën pranë xhamisë.


