
Gjatë debatit për Projektligjin për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe vuri në dukje se trupi Koordinues themelohet dhe përbëhet nga Qeveria dhe do të bashkëpunojë me Agjencinë e Administratës. Ligji nuk sqaron si do të detyrohen të zbatojnë dispozitat kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e komunave, apo si do t’u kërkohet përgjegjësi në rast moszbatimi. Ky është një boshllëk serioz, ligji duhet të parashikojë mekanizma të qartë kontrolli dhe përgjegjësie edhe për nivelin lokal



