LajmeMaqedoni

SHBA feston 250-vjetorin, Kasami: Amerika është mik i dëshmuar i shqiptarëve

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke vlerësuar rolin historik të SHBA-ve si simbol i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Në mesazhin e tij, Kasami theksoi se shpallja e pavarësisë amerikane para dy shekujsh e gjysmë përfaqësoi një ide që ndryshoi rrjedhën e historisë botërore.

“Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë së tyre. 250 vjet që kur një ide ndryshoi botën: se liria, dinjiteti dhe të drejtat e njeriut nuk janë privilegj, por e drejtë e lindur e çdo populli”, deklaroi Kasami.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin që SHBA-të kanë pasur për shqiptarët dhe vendin në periudha të rëndësishme historike, duke i cilësuar si aleat të dëshmuar.

“Amerika është aleat dhe mik i dëshmuar në momentet më vendimtare të historisë sonë”, u shpreh ai.

Kasami theksoi se vlerat mbi të cilat është ndërtuar demokracia amerikane duhet të mbeten udhërrëfyes edhe në angazhimin politik dhe institucional.

“Jemi të përkushtuar që këto vlera – demokracia, sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve – të jenë themeli i punës sonë të përditshme”, tha bashkëkryetari i VLEN-it.

Në fund të urimit, ai uroi popullin amerikan dhe partnerët e përhershëm të vendit, duke përcjellë mesazhin: “Happy 250th Independence Day, America!”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close