LajmeMaqedoniTopLajm

Kumanova do të marrë kredi prej 1.6 milionë eurosh, pasi shpenzoi 4 milionë euro për transport publik falas

Komuna e Kumanovës mori miratimin e Këshillit Komunal për të nisur procedurën e huamarrjes nga bankat komerciale në vlerë prej 100 milionë denarësh (rreth 1.6 milionë euro), për blerjen e kamionëve për Ndërmarrjen Publike “Pastërtia dhe Gjelbërimi” dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike për NP “Ujësjellësi”, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Shumica e këshilltarëve nga ZNAM, koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni “VLEN” e mbështetën propozim-vendimin, i cili u miratua me 16 vota “pro”, pesë “kundër” dhe një “abstenim”.

“Departamenti për Çështje Financiare përgatiti një propozim-vendim për huamarrje afatgjatë nga një bankë komerciale vendore në vlerë prej 100 milionë denarësh, për të cilin kemi miratim paraprak nga Ministria e Financave. Mjetet do të shfrytëzohen për realizimin e projektit ‘Ndërmarrje publike eko-efikase’, i cili parasheh investime kapitale, si blerja e automjeteve dhe pajisjeve të reja për grumbullimin dhe depozitimin e mbeturinave për nevojat e NP ‘Pastërtia dhe Gjelbërimi’, si dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike në stacionin e filtrimit dhe rezervuarët e ujit të NP ‘Ujësjellësi’. Se nga cila bankë do të merret kredia do të varet nga ofertat e paraqitura dhe kushtet më të favorshme, së bashku me planin e amortizimit”, tha udhëheqësja e Sektorit për Operacione Financiare, Frosina Milkovska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close