LajmeMaqedoni

“100 drurë për 100 punëtorë”, CEACON me donacion ekologjik në disa komuna

100 drurë për 100 punëtorë, aq sa numëron kompania. Ky është donaconi i kompanisë për projektim dhe ndërtim, CeaCon. Pronarja Rina Sherifi thotë se këtë nismë e morrën me qëllim që koontribuojnë në gjelbërimin e Tetovës dhe qyteteve të tjera. Ajo thotë se drurët do të mbillen në komuna të ndryshme dhe u bën apel të gjithë kompanive tjera që kanë mundësi të japin kontributin e tyre që të kemi qytete sa më të gjelbëruara.

“U kisha sygjeruar edhe kompanive të tjera të marrin edhe ata një iniciativë të tillë që të kemi një qytet sa më të gjelbëruar. Ne si kompani e kemi ndërmarr këtë iniciativë që të jetojmë sa më pastër në vendin ku jetojmë. Në Tetovë do të mbjellen 24 drunj, pastaj do të vazhdojmë në Tearcë dhe në qytetet tjera, ku gjithsesj do të jenë 100 drunjë. Këto drunjë simboliziojnë 100 punëtorët që punojnë në kompaninë tonë”, u shpreh Rina sherifi – pronare e “CEACON”.

Drjetori i NPK-së Samet Bislimi tha se ndihmat e tilla janë të mirëseardhura dhe u bëri apel të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në gjelbërimin e qytetit.

“Pikë së pari e faleminderojmë kompaninë CeaCon. Është e mirëseardhur çdo iniciativë e tillë. Dihet se në Tetovë kemi nevojë për ndrunjë de hapësira të gjelbërta. Sa më shumë hapësira të gjelbërta do të kemi edhe ajër më të pastër. Unë do kisha sygjeruar edhe kompanive të tjera që të bëjnë një hap të tillë sikurse kompania CeaCon që të kemi një ambient sa më të pastërt dhe të gjelbëruar”, deklaroi Samet Bislimi – Drejtor I NPK-së.

Nisma të këtilla për dhurimin dhe mbjelljen e drurëve është një kontribut i rëndësishëm për gjelbërimin e qyteteve dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ky aksion synon të frymëzojë edhe kompani të tjera që të angazhohen në mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e një ambienti më të pastër për të gjithë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close