LajmeRajon

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për Mobilitetin në Punë

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë, me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë.

 

Marrëveshja u nënshkrua në Shqipëri ndërmjet ministrit në detyrë, Andin Hoti dhe ministren e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

“Kjo marrëveshje forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe krijon mundësi më të mëdha për qytetarët tanë në fushën e punësimit dhe zhvillimit profesional”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas kësaj komunikate, një nga rezultatet kryesore të marrëveshjes do të jetë lehtësimi i qasjes në tregun e punës, duke mundësuar që qytetarët e të dy vendeve të kenë procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për punësim në shtetin tjetër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close