
Pas më shumë se një dekade, nga “Duaje tënden!” në “Mbylle tënden”, duket se ngjan me një luftë të çoroditur të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj prodhuesve vendorë.
Sot kjo u dëshmua me qumështoren Vita!
Me një urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, për inspektime pa paralajmërim, zyrtarët e shtetit iu vërsulën prodhuesit që mban 500 punëtorë.
Kompania e mbylli përkohësisht qumështoren dhe i çoi mesazh të fuqishëm pushtetit të Albin Kurtit, partia e të cilit sa ishte në opozitë u bënte thirrje qytetarëve të blinin produkte të Kosovës dhe institucioneve t’i mbronin e promovonin bizneset vendore.
E njëjta parti që ia dha Vitës vulën “Duaje tënden”, sot ka “vendosur” ta kthejë në “Mbylle tënden”.
Pas vendimit për mbylljen e kompanisë, kanë filluar reagimet e figurave politike, bizneseve kosovare si dhe të qytetarëve, me ç’rast kanë nisur edhe protestat e fermerëve në mbështetje të Vitës.



