Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë kunatën e tij.
Ndërkohë, bashkëshorti i viktimës ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas raportimit të një rasti të dhunës në familje dhe ishte ndaluar për 48 orë.
Sipas Policisë së Kosovës pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj me vullnetin e saj, por më vonë ishte gjetur pa shenja jete.
Personi që dyshohet për vrasjen, i cili dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


