LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Butelit nuk po respekton gjuhën shqipe

Këshilltari komunal, Armend Murseli në seancën e Këshillit të Komunës së Butelit ngriti shqetësimin për mosrespektimin e gjuhës shqipe nga ana e komunës.

Ai theksoi se sistemi i përkthimit simultan nuk funksionon prej më shumë se dy muajsh, duke e cilësuar këtë si cenim të së drejtës së këshilltarëve për ta përdorur gjuhën shqipe gjatë seancave.

Murseli deklaroi se ky nuk është rasti i vetëm, duke përmendur mungesën e gjuhës shqipe në ueb-faqen e komunës, dokumentet që u dërgohen shkollave, si dhe në aktivitetet publike e manifestimet e organizuara nga komuna.
Ai përmendi edhe një rast ku, në një garë të organizuar nga komuna, nxënësve shqiptarë pyetjet u janë parashtruar vetëm në gjuhën maqedonase.

Në fund, Murseli kërkoi nga Komuna e Butelit të zbatojë Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se gjuha shqipe nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese dhe detyrim ligjor

Related Articles

Back to top button
Close
Close