Gjendet me dokumente dhe mbi 5.000 euro, 18-vjeçari nga Dellçeva i dorëzon në polici

Një 18-vjeçar nga Dellçeva ka dhënë një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka dorëzuar në polici dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme parash që i kishte gjetur në rrugë.

Më 24 tetor 2026, në orën 14:00, i riu është paraqitur në Stacionin Policor në Dellçevë, ku ka dorëzuar një dokument udhëtimi, letërnjoftim dhe para në vlerë prej 114.000 denarësh dhe rreth 2.000 eurosh.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet dhe paratë i kishte gjetur në bulevardin „Maqedonia“ në Dellçevë. Ai ka vepruar me përgjegjësi, duke i dorëzuar të gjitha në polici, në mënyrë që t’i kthehen pronarit.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka përshëndetur veprimin e të riut, duke e cilësuar si shembull pozitiv të ndershmërisë, ndërgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, veçanërisht te të rinjtë.

Sipas MPB-së, veprime të tilla meritojnë vlerësim publik dhe kontribuojnë në forcimin e besimit të ndërsjellë, vlerave shoqërore dhe sjelljes së përgjegjshme në komunitet.