
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve në Mykonos.
Artisja u shfaq me një palë bikini metalike me motive lëkure gjarpri, teksa po shijonte diellin në një jaht luksoz së bashku me miqtë e saj. 35-vjeçarja dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa u fotografua duke buzëqeshur dhe duke realizuar imazhe në bord.
bord.
Pas një zhytjeje në det, ajo u freskua nën dushin e jahtit, ndërsa nuk munguan as aktivitetet sportive gjatë ditës. Në një moment, këngëtarja tregoi formën e saj fizike duke bërë “paddleboarding”, ndërsa më pas u pa edhe duke lundruar me një jet ski.
Përveç aventurave në det, Rita gjeti kohë edhe për relaks, duke bërë banja dielli në pjesën e përparme të jahtit dhe duke kaluar kohë me mikun e saj të ngushtë, Vas J Morgan.
















