Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është normal. Në vendkalimet kufitare, nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 15 prilli, drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë është i hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve deri në 3,5 tonë.


