LajmeMaqedoni

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij biznesmeni nga Shkupi, ishte distributori i “Levis” për Maqedoni

Marjan Jovanov, i njohur në publik si “Mane Levis”, është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Karposh të Shkupit, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Shkup1”.

Jovanov, 58 vjeç, ishte biznesmen i njohur dhe distributor i markës “Levis” në Maqedoninë e Veriut. Në opinion publik ai njihej edhe si një nga të akuzuarit në rastin “Shkallët Spanjolle”.

Sipas MPB-së, më 28 qershor 2026 rreth orës 18:15 në SPB Shkup është raportuar se në një pishinë në oborrin e një shtëpie në Karposh është gjetur i vdekur M.J. (58) nga Shkupi. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Në vendngjarje është kryer ekspertizë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaqet e vdekjes ende nuk dihen dhe do të përcaktohen pas rezultateve të obduksionit.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close