
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, sot e pranoi zyrtarisht detyrën e Rektorit të Universitetit të Tetovës, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në drejtimin e institucionit, shkruan Top24.
Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua në një atmosferë solemne dhe institucionale, duke konfirmuar vazhdimësinë e qeverisjes dhe përkushtimin e Universitetit të Tetovës për zhvillimin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kujtojmë se Kushtrim Ahmeti fitoi 197 vota, Fehari Ramadani mori 119 vota, ndërkaq Jusuf Zejneli 22 vota.
Pas pranimit të rezultateve të votimit për zgjedhjen e Rektorit, të dorëzuara nga komisionet zgjedhore të njësive akademike, Komisioni Universitar i Zgjedhjeve bëri verifikimin dhe përmbledhjen e rezultateve për të gjitha njësitë e Universitetit të Tetovës.
Të drejtë vote kanë pasur gjithsej 355 anëtarë të këshillave mësimorë-shkencorë të fakulteteve. Në procesin e votimit morën pjesë 343 votues, përkatësisht 96.62%.



