LajmeMaqedoni

Irlanda më 1 korrik merr Presidencën e BE-së: Në fokus Mali i Zi dhe Shqipëria, Maqedonia jashtë prioriteteve

“Presidenca irlandeze do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha vendet kandidate dhe potencialisht kandidate për t’i mbështetur në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, në përputhje me procesin e bazuar në meritë. Prioritet do të ketë përfundimi i negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi dhe avancimi i përgatitjes së Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi. Do të synojmë përparim të shpejtë në negociatat me Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë”, thuhet në program

Nga 1 korriku, Irlanda merr Presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, ndërsa në programin e saj të punës për zgjerimin nuk e përfshin Maqedoninë e Veriut në mesin e vendeve prioritare. Dublini zyrtar ka vendosur në plan të parë përfundimin e negociatave me Malin e Zi, përparimin e bisedimeve me Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa emri i Maqedonisë së Veriut nuk përmendet.

Programi i presidencës irlandeze bazohet në tre shtylla kryesore: konkurrueshmërinë, vlerat dhe sigurinë. Në dokument theksohet se Irlanda mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe synon të përgatisë terrenin për pranimin e anëtarëve të rinj.
“Presidenca irlandeze do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha vendet kandidate dhe potencialisht kandidate për t’i mbështetur në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, në përputhje me procesin e bazuar në meritë. Prioritet do të ketë përfundimi i negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi dhe avancimi i përgatitjes së Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi. Do të synojmë përparim të shpejtë në negociatat me Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë”, thuhet në program.

Në shtyllën e dytë, kushtuar vlerave, presidenca irlandeze vë theks të veçantë te sundimi i ligjit, demokracia dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave, duke iu referuar nenit 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.
“Unioni ynë bazohet në respektimin e dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Këto vlera të përbashkëta janë themeli që e bën Evropën një vend të mirë për të jetuar dhe punuar, si dhe mbështesin konkurrueshmërinë dhe sigurinë tonë”, theksohet në dokument.

Ndërkohë, portali i Brukselit “Politico” raporton se Bashkimi Evropian po përgatit një model të ri të integrimit gradual, i cili do t’u mundësonte vendeve kandidate të përfitonin nga një pjesë e avantazheve të anëtarësimit edhe para hyrjes zyrtare në BE, por pa të drejta politike. Sipas dy zyrtarëve evropianë të cituar nga “Politico”, në paketën që po shqyrtohet përfshihet qasja në disa programe financiare të BE-së, marrëveshje preferenciale tregtare dhe qasje e pjess

hme në tregun e përbashkët evropian, në varësi të progresit të secilit shtet kandidat.
Portali shton se Komisioni Evropian do të kërkojë mbështetjen e vendeve anëtare për këtë iniciativë, ndërsa liderët e BE-së pritet ta shqyrtojnë atë në Samitin e tetorit. Sipas raportimit, kancelari gjerman Friedrich Merz kishte synuar ta hapte këtë debat edhe në Samitin e fundit evropian, por çështja nuk arriti të përfshihej në rendin e ditës.
Brukseli synon, përmes këtij modeli, të kompensojë “dekadën e humbur” të procesit të zgjerimit, duke ruajtur njëkohësisht parimin se pa reforma nuk ka anëtarësim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close