LajmeSport

Lionel Messi është “i pavdekshëm”, ylli argjentinas vendos një tjetër rekord falë supergolit kundër Jordanisë

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Me golin e realizuar në fitoren e Argjentinës ndaj Jordanisë në Kupën e Botës 2026, kapiteni i “Albiceleste”-s u bë futbollisti i parë që shënon në shtatë ndeshje radhazi në fazën finale të Botërorit.

Ylli argjentinas vulosi fitoren 3-1 me një goditje dënimi spektakolare nga rreth 25 metra në minutën e 80-të, duke thyer rekordin e mbajtur deri tani nga legjendat Just Fontaine dhe Jairzinho, të cilët kishin realizuar në gjashtë ndeshje radhazi.

Seria e jashtëzakonshme e Messit nisi në Botërorin e Katarit 2022, kur shënoi ndaj Australisë në fazën me eliminim direkt. Më pas gjeti rrugën e rrjetës edhe kundër Holandës dhe Kroacisë, ndërsa në finalen epike ndaj Francës realizoi dy gola, duke udhëhequr Argjentinën drejt titullit botëror.

Në Botërorin 2026, 39-vjeçari e ka vazhduar këtë ecuri fantastike me një tripletë ndaj Algjerisë, dy gola kundër Austrisë dhe tashmë një tjetër ndaj Jordanisë.

Me golin e fundit, Messi e çoi në 19 numrin e golave të tij në historinë e Kupës së Botës, duke e zgjeruar më tej rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion.

Aktualisht, kapiteni i Argjentinës kryeson edhe renditjen e golashënuesve të Botërorit 2026 me 6 gola, duke konfirmuar se edhe në moshën 39-vjeçare mbetet protagonisti kryesor i skenës botërore.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close