LajmeMaqedoni

Ambasadori i BE-së nesër viziton Gostivarin përcjell Zhurnal.mk .

Nesër, të premten, më 26 qershor 2026, Michalis Rokas, Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut, do të vizitojë Komunën e Gostivarit. Vizita ka për qëllim të afrojë BE-në dhe procesin e integrimit të vendit me komunitetet lokale.

Ambasadori Rokas do ta fillojë vizitën në Gostivar me një takim me Kryetarin e Komunës Valbon Limani, pastaj me anëtarët e Këshillit Komunal. Diskutimet do të përqendrohen në përfitimet nga anëtarësimi në BE, si dhe në ndikimin e dukshëm të projekteve të financuara nga BE-ja në jetën e përditshme të njerëzve në rajon.

Gjatë vizitës së tij, Ambasadori Rokas do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të marrë pjesë në një diskutim të hapur me qytetarët e Gostivarit.
Programi do të përfshijë gjithashtu një prezantim të Programit LIFE të financuar nga BE-ja dhe mundësive të financimit në fushat e mjedisit, veprimit klimatik dhe tranzicionit të energjisë së pastër, të mbajtur nga përfaqësuesit e projektit eHUB4LIFE. Prezantimi do të hapet nga Kryetari i Komunës Limani, Ambasadori Rokas dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close