
Po ashtu në fazën me eliminim direkt, siç gjërat qëndrojnë pas dy raundeve, nuk ka përballje mes emrave të mëdhenj në fazën 1/16.
Vetëm Argjentinë-Uruaguaj duket mjaft interesante. Me fat do të ishte Anglia nëse nuk ndryshojnë renditjet, pasi do të peshkonte Kepin e Gjelbër.
Përballjet interesante do të rezervoheshin nga faza 1/8. Aty ku nëse nuk ka eliminime surprizë dhe renditjet nuk ndryshojnë në fazën e grupeve, do të vendoseshin përballë Gjermani-Francë apo Portugali-Spanjë.



