
Rifreskimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga burime brenda VLEN mësohen detaje të reja rreth emrave të cilët mbeten të pa prekshëm në rekonstruimin e qeverisë. Sipas burimeve të Top24 në këtë rekonstruim nuk preken as zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri as ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamed Hoxha, shkruan Top24
Sipas burimit të Top24, theksohet se zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri është një nga kuadrot e VLEN-it që për çdo fjalë të dhënë ka qëndruar pas saj me përkushtim dhe angazhim maksimal ndërsa punën e saj mund ta vlerësojnë qytetarët të cilët kanë mundur ta takojnë kurdo që kanë kërkuar.
Hiç më pak me sukseset e tij nuk është mangët as ministri Muhamed Hoxha, të cilin e vlerësojnë për modestinë, angazhimin etij në organizimin dhe zgjidhjen e problemeve konkrete të qytetarëve të cilat BDI-ja nuk ka mundur ti zgjedhë për rreth 22 vite qeverisje.
Ndryshe rekonstruimi i qeverisë pritet të ndodhë në fund të këtij muaj.



