LajmeSport

Video/ Manita luzitane, Ronaldo me shokë mundin me 5 gola debutuesit e Uzbekistanit dhe i afrohen kualifikimit

Portugalia ka marrë fitoren e parë në këtë Botëror, duke mundur me rezultatin 5-0 skuadrën e Uzbekistanit.

Në të 17’, ishte Nuno Mendes që realizoi një gol mjaft të bukur nga goditja e dënimit, ndërsa në të 39’, Ronaldo shënoi të tretin dhe të dytin personal.

Me këtë fitore, Portugalia shkoi në kuotën e 4 pikëve, duke u afruar akoma edhe më shumë me kualifikimin në fazën tjetër.

Rezultati Live:

Portugali 5-0 Uzbekistan

Ronaldo 6′, 39′, Mendes 17′, Nematov (A.G) 60′, Leao 87′

Ngjarjet Kryesore:

1’ Nis sfida!

2’ Portugezët e nisin ndeshjen furishëm, Bruno Fernandes ndëshkon për pak debutuesit.

6’ Zhbllokohet rezultati, CR7 gjen rrjetën pas krosimit në zonë të Cancelos. (VIDEO)

14’ Goditje dënimi pranë zonës së Uzbekistanit, Cristiano do tentojë të gjejë golin e dytë.

17’ Portugalia gjen të dytin, Nuno Mendes nuk fal nga goditja e dënimit. (VIDEO)

29’ Uzbekistani gjen rrjetën, gjyqtari akordon faull për portugezët. (VIDEO)

39’ Ronaldo nuk fal, gjen golin e tretë për Portugalinë dhe vulos ndeshjen. (VIDEO)

45+6’ Mbyllet pjesa e parë në Houston Stadium, luzitanët drejt tunelit me 3 pikëshin në xhep.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes, Roberto Martinez hedh në fushë Semedon dhe Conceiçãon, zëvendësojnë Cancelon dhe Neton.

60’ Portugalia gjen golin e katërt, krosimi i ulët i Fernandes bën rikoshet dhe përfundon në portën e Uzbekistanit. (VIDEO)

63’ Felix lë fushën, zëvendësohet nga Francisco Trinicao.

76’ Përfundon ndeshja për Joao Neves, Bernardo Silva i zë vendin.

87′ Leao godet si duhet brenda zonës dhe shënon golin e pestë. (VIDEO)

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 5-0 të Portugalisë!

Formacionet Zyrtare:

    

Related Articles

Back to top button
Close
Close